Kardiologu shqiptar nga Zvicra bën apel për t’u VAKSINUAR

Estimated read time 1 min read

Kardiologu shqiptar Florim Cuculi, i cili jeton në Zvicër ka bërë apel nëpërmjet Facebookut deri tek qytetarët që ata duhet të vaksinuar për ta mposhtur virusin, shkruan Nmk-post. Më tej mjeku thotë se vetëm vaksnimi masiv do të ndihmojë në tejkalimin e kësaj situate.

Statusi i plotë:
“Kalova gati 4 jave ne vendlindje. Tani qe erdhi dita te largohem, nuk ben pa e shprehur nje lutje per ju miq te nderuar ketu ne Maqedoni, Kosove e Shqiperi.
Ju lutem vaksinohuni! Ky virus ka ardhur per te na shfarosur dhe ne duhet ti bejme balle! Virusi do largohet athere kur do e kene kaluar ose jane vaksinuar te gjithe. Vaksinat do e kene efektin maximal athere kur do e marrin mbi 80% e popullates, sepse per fat te keq nuk ka mbrojtje individuale 100%! Nuk ka sukses 100% ne mjeksi me asnje metode apo medikament!
Kur do vime perseri se shpejti duam t‘ju gjejme gjalle e shendoshe e jo t ju vizitojme te varret! Ju lutem pra, i madh e i vogel: Vaksinohuni! E beni per te miren tuaj dhe te per te miren e njerzve qe i doni!
Mireupafshim (!)
Florimi”, ka shkruar kardiologu shqiptar./Nmk-post/

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like