• 20-04-2021

Karakaçanov: Nuk do të guxojnë të më shpallin “Persona Non Grata” në Shkup

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes në Republikën e Bullgarisë Krasimir Karakaçanov pas vetos që vendosi vendi i tij për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në ka thënë se RMV-ja nuk do të guxoj ta shpall atë person të padëshirueshëm. Këtë koment ai e bëri para Televizionit Nacional Bullgar ku ka thënë se RMV nuk ka bërë asnjë hap për realizimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, përveç disa deklaratave të bëra nga politikanët maqedonas, përcjell NMK-Post.

“Bullgaria ka pasur pozicion të qëndrueshëm dhe të qartë për zgjerimin e BE-së në drejtim të Ballkanit Perëndimor, duke parë fillimisht Maqedoninë Veriore, sepse atje jetojnë bashkëkombasit tonë. Gjithmonë kemi thënë se ajo nuk mund të ndodh pa kushte. Duhet të ketë kritere të caktuara” ka thënë Karakaçanov,  Në vazhdim ai ka thënë se Shkupi nuk do të guxonte ta shpallte atë si person të padëshiruar se me këtë do të bënte një gaf të pafalshëm. “Nuk do të guxonin të bënin nji diçka të tillë sepse ajo çfarë do të ishte? Një gaf shumë i ashpër dhe shumë i pacip” ka thënë Karakaçanov.

Read Previous

A paraljmëron Mesi largimin nga Barcelona?

Read Next

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

%d bloggers like this: