Kaq persona me Covid po kurohen në spitalet e Maqedonisë së Veriut

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1147 dhe ka rreth 740 shtretër të lirë spitalorë në kovid qendrën, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë. Më 24 orët e kaluara në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 24 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, me ç’rast në repartet infektive në kryeqytet gjithsej mjekohen 473 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19. Pjesa më e madhe e tye janë në mbështetje oksigjeni.

“Në 24 orët e fundit, ka pasur 13 pranime në Klinikat interne dhe kirurgjike. Në kovid qendrën në SPQ 8 shtatori kishte 4 pacientë të pranuar në dhe 6 u pranuan dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Në Kozle nuk janë pranuar pacientë të sëmurë, as në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve. Gjithashtu nuk kishte pranime në Institutin e Mjekësisë Fizike, theksohet në kumtesë.

Në 24 orët e kaluara, 26 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.
“Aktualisht në kovid qendrat në Klinikat interne dhe kirurgjike mjekohen 195 pacientë. “Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 113 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infective 125 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive në Kozle ka 14 pacientë. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka tre fëmijë pozitivë me kovid-19 dhe 2 nëna, ndërsa në GAK ka tre paciente pozitive. Në Institutin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim ka 19 të sëmurë”, informojnë nga MSH-ja.
Ministria potencon se numri i pranimeve në ditët e kaluara është duke u zvogëluar dhe sot deri në orën 8 të mëngjesit kishte 280 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, të shtohen vende të lira.

Advertisement

Në 24 orët e kaluara, në qendrat e kovid në spitalet në të gjithë vendin jashtë Shkupit, është raportuar se mjekohen gjithsej 674 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like