Kapet sasia me e madhe e kokainit. Nuk do ta besoni sa ton

Estimated read time 1 min read

Policia holandeze sekuestroi 7.7 ton kokainë

Policia holandeze sekuestroi 7.7 ton kokainë në Bleiswijk, një fshat në veri të Roterdamit dhe arrestoi gjashtë persona.

Policia holandeze tha dje se kishte arrestuar gjashtë burra në veri të Roterdamit pasi kishin shkarkuar të paktën 7.7 ton kokainë nga një kamion me banane.

Kamioni i drogës u pa nga doganat në Antwerp, të cilët më pas informuan homologët e tyre holandezë.

– Janë ndaluar tre holandezë të moshës 41, 49 dhe 60 vjeç dhe dy belgë të moshës 21 dhe 48 vjeç, shtoi policia holandeze, duke theksuar se nuk mund të përjashtojë mundësinë e arrestimeve të tjera.

Advertisement

Doganat holandeze raportuan së fundmi se kanë sekuestruar më shumë se 29,702 kilogramë drogë në gjysmën e parë të 2023, që është më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (22,009 kilogramë).

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours