Kaos nga përpjekjet për të ikur, shtatë të vdekur në aeroportin e Kabulit

Estimated read time 1 min read

Shtatë persona kanë vdekur në turmat jashtë aeroportit të Kabulit, derisa njerëzit e dëshpëruar po përpiqen të ikin nga Afganistani, pasi talebanët e morën në dorë këtë shtet, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.

“Kushtet duken shumë sfiduese por ne po përpiqemi të bëjmë çdo gjë për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të sigurt të mundshme”, ka thënë një zëdhënës i kësaj ministrie.

Skena kaotike janë parë ditëve të fundit në aeroportin e Kabulit, derisa mijëra afganë po mundohen të shpëtojnë, ndërkohë që qeveritë e shumë shteteve janë duke bërë përpjekje për të shpëtuar shtetasit e tyre dhe aleatët e tyre afganë.

Advertisement

Aktualisht janë rreth 4,500 trupa amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, e 900 ushtarë britanikë përreth tyre, në përpjekje për të ofruar siguri gjatë fluturimeve të evakuimit.

Militantët talebanë kanë qenë duke kontrolluar postblloqe rreth perimetrit të aeroportit dhe kanë bllokuar afganët pa dokumente të udhëtimit, nga hyrja./Koha.net/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like