Kalon me sukses edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë

Edhe Raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka kaluar me sukses. Për Vjosa Osmanin kanë votuar 67, për Nasuf Bejtën 4 vota, ndërsa të pavlefshme kanë qenë 11.
Nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmëri të Kosovës dhe Listës Serbe.

Ndërkaq edhe pse të pranishëm nuk kanë votuar Abdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu

Me 40 minuta vonesë ka vazhduar seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, ndërsa të pranishëm janë 83 deputetë. Ndërsa Kandidat për President janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Advertisement

Tani pritet të fillojë roundi i tretë, ku për dallim nga roundi i parë dhe i dytë në roundin e tret pritet të zgjidhet me shumicë të thjeshtë dmth me 61 vota./NMK-Post

Advertisement
Advertisement

You May Also Like