Kallëzim penal për Shkupjanin – ja për çfarë akuzohet

Estimated read time 1 min read

MPB Maqedoni njofton se Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër S.R. (28) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.

“Përkatësisht, S.R. ka marrë patentë shoferi maqedonas të falsifikuar për drejtimin e mjeteve motorike të kategorive C, C1, C, F, G dhe M, me të dhënat e tij personale, dhe patentë shoferin e tillë e ka paraqitur më 16.08.2022 gjatë kontrollit të komunikacionit nga ana e zyrtarëve policorë në drejtimin rrugor Shkup – Veles, ku edhe është konstatuar krimi”, thonë nga MPB.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like