U vaksinua kundër kovid, mjeku shqiptar tregon ndjesitë e para

Mjeku shqiptar Albert Troci në një lidhje me Skype nga Italia, tregoi për “Abc-në e mëngjesit” se ka marrë dozën e parë të vaksinës “Pfizer”.Mjeku shtoi se shpreson që me vaksinimet të arrijnë t’i japin fund pandemisë që ka mbërthyer botën.

Mund të them që është një ndjesi e mirë. Ajo që ndjeva në atë moment është si të thuash një çlirim. Më duket si dita e çlirimit, ku ne do të fillojmë ta heqim tani e tutje nga jeta virusin. Shpresojmë që ky vit të jetë viti i pastrimit global nga Covid, – tha Troci. – Kjo është doza e parë, pas 21 ditësh bëhet doza e dytë në krahun tjetër, për të evituar reaksione lokale. Duhet pasur parasysh, se kur një person sapo është vaksinuar, pas 10 ditësh, kur është marrë doza e dytë, ka një fillim të imunitetit, u shpreh mjeku shqiptar. /e.a/noa.al/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like