









Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan ka shkaktuar habi me deklaratën e tij se ka injektuar një doze të tretë vaksine anti-Covid, gjatë një interviste televizive.
“Kam marrë dozën e 3-të të vaksinës. Vendosa ta marr për të parë nëse rriten apo jo anti-trupat. Falë Zotit, tani kam 2160 anti-trupa”, tha ai.
Kreu i shtetit turk nuk saktësoi se vaksinën e cilës firme, Sinovac-ut apo Pfizer-it ka përdorur për injektimin dozës së tretë e as arsyet pse mori një v endim të tillë.





Kjo ka ngjallur reagime tek akademikët dhe politikanët. Kardiologia turke Bengi Basher tha në një intervistë për Deutsche Ëelle në turqisht se nuk ka arsye shkencore marrja e 3 dozave të një vaksine brenda 5 muajsh.
Dozën e parë të Sinovacu-t, që përdoret për imunizim masiv edhe në Shqipëri, Erdogan e mori në Janar, ndërsa të dytën nga po e njëjta firmë në Shkurt.





Ekspertët rekomandojnë që me vaksina të tilla si Sinovacu, doza e tretë të merret jo më herët se 6 muaj, ndërsa për Pfizer-in, 1 vit pas dozës së parë. Ndërsa opozitari republikan Engin Ozkoç kritikoi presidentin duke thënë se teksa nuk ka mjaftueshëm vaksina për injektimin e dozës së parë, Erdogan merr të tretën. /Tv Klan