Jeff Bezos largohet nga pozicioni i tij në Amazon

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos do të largohet si shefi ekzekutiv i gjigandit të tregtisë elektronike që ai themeloi në garazhin e tij gati 30 vjet më parë. Ai do të bëhet kryetar ekzekutiv, një veprim që ai tha se do t’i jepte “kohë dhe energji” për t’u përqendruar në sipërmarrjet e tij të tjera.

Bezos, njeriu më i pasur në botë, do të zëvendësohet nga Andy Jassy, i cili aktualisht drejton biznesin e informatikës në Amazon. Ndryshimi do të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit 2021, tha kompania.

“Si Kryetar i ekzekutivit unë do të qëndroj i angazhuar në iniciativa të rëndësishme të Amazon, por gjithashtu do të kem kohën dhe energjinë e nevojshme për t’u përqendruar në Day 1 Fund, Bezos Earth Fund, Blue Origin, The Washington Post dhe pasionet e mia të tjera,” tha ai në një letër drejtuar stafit të Amazon të martën.

Advertisement

“Unë kurrë nuk kam pasur më shumë energji dhe kjo nuk ka të bëjë me moshën e pensionit apo diçka të ngjashme. Aktualisht jam jashtëzakonisht i apasionuar pas ndikimit që mendoj se mund të kenë këto organizata.” (BBC)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like