• 22-04-2021

Japonezët shpikin robot për respektimin e masave anti-Covid19

Një robot do të monitoroj klientët për ruajtjen e masave anti-Covid19 në qytetin Osaka. Roboti do të survejoj klientët a mbajnë maska ​​dhe a janë duke mbajtur distancën në mes tyre për shkak të pandemisë Covid-19, njoftoi Reuters, përcjell North Macedonia Post.

Roboti i quajtur Robovie u zhvillua nga Instituti i Telekomunikacionit të AvancuarKioto-s . Ai i drejton klientët në dyqanin e ekipit të futbollit Seredzo Osaka. Kur regjistron me kamerën e tij dhe teknologjinë tre-dimensionale të lazerit se dikush nuk mban maskë ose nuk e mban distancën, ai e paralajmëron atë.

Roboti është në një fazë prove, e cila do të zgjasë të paktën deri në fund të muajit dhe mund të vazhdojë në përputhje me situatën.

Në Japoni, ka 120,000 raste të raportuara të koronavirusit të ri dhe 2,000 të vdekur. Njerëzit atje zakonisht përmbushin kërkesën për të mbajtur maska, por autoritetet kanë bërë thirrje për vigjilencë ndërsa rastet rriten me ftohjet.

Read Previous

Vetura futet në restorantin e shqiptarit nga Tetova

Read Next

Ferizajasit i hyjnë hajnat në hotel, i vjedhin pajisje në vlerë rreth 21 mijë euro

%d bloggers like this: