Breaking News :

nothing found
19-08-2022

Ja sa v d e k j e ka pasur mesatarisht në ditë gjatë muajit janar nga Covid 19 në Maqedoni

Advertisement

Numri i rasteve aktive me coronavirus në muajin janar është ulur dukshëm, por është rritur edhe numri i vdekjeve.

Nëse krahasohen statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë për 1 janarin dhe 1 shkurtin, numri i rasteve aktive është ulur për 11.524, ndërsa numri i vdekjeve është rritur për 356.

Kjo do të thotë se mesatarisht në ditë në RMV, kanë vdekur 11 persona si pasojë e COVID-19.

Në muajin janar, mbi 20 mijë persona janë regjistruar si të shëruar.

Sipas kategorizimit të rrezikut dhe vlerësimit të situatës sipas OBSH-së, RMV-ja akoma është në fazën e 4, gjegjësisht transmetim i zgjeruar i virusit.

Mesatarisht rreth 30 përqind e të infektuarve kanë pasur sëmundje kronike, prej të cilëve shumica sëmundje kardiovaskulare, diabet, sëmundje të mushkërive, etj./Nmk-post/

Advertisement

Read Previous

Vuçiç: Serbia e pakënaqur me marrëveshjen Kosovë-Izrael

Read Next

Stuhi e madhe dëbore godet bregdetin lindor të SHBA, ndërpriten fluturimet dhe vaksinimi