Ja sa raste aktive me Covid-19 ka në Maqedoni

Aktivë me Kovid-19 janë 351 qytetarë në shtet, prej të cilëve 126 janë në Shkup. Sipas të dhënave sot të publikuara të Institutit për shëndet publik, nga 3074 testet e bëra , janë regjistruar 04 raste të reja me Kovid-19, ndërsa një person ka vdekur,  68 pacientë janë shëruar.

Vaksinimi, zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në tërë vendin. Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që qytetarët masivisht të paraqiten në vakcinacija.mk, pasi, siç thonë, kjo është rruga më e lehtë dhe më e shpejtë që të vaksinohen.

Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, ndërsa deri më tani numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 454.104 qytetarë. Në pikat e vaksinimit në vend përfundimisht me ditën e pardjeshme, janë vaksinuar gjithsej 274.710 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës e morën dje 5.834 qytetarë, ndërsa gjithsej 7.720 qytetarë janë vaksinuan. Gjithsej 473.853 doza vaksinash janë aplikuar në vend dhe 199.143 qytetarë janë rivaksinuar. Me shifrat e fundit, 50 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeçare kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 45 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeçare është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 38 për qind e popullatës mbi moshën 60 vjeçare është vaksinuar me të paktën një dozë, njoftojnë nga Ministria.

Advertisement

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët këto ditë udhëtojnë për rivaksinim në Serbi dhe të cilët para tre muajve, më 27 dhe 28 mars e kanë marrë dozën e parë të vaksinës “Astra Zeneka”, do të mund të rivaksinohen vetëm në qytetin ku e kanë marrë dozën e parë./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like