Ja sa persona kanë humbur jetën si pasoj e Covid-19 në të gjith botën

4 milion njerëz kane humbur jetën nga Covid-19 në të gjithë botën. Shtetet me të prekura janë Shtetet e Bashkuara , Brazili , India , Rusia dhe Meksika.

Ndërsa normën më të lartë të vdekjes për 100 mijë banorë e ka Peruja, Hungaria, Bosnja dhe Republika Çeke.

Sipas një analize të Reuters vendet në Amerikën Latine po përballen me shpërthimin e tyre më të keq që nga Marsi.

Spitalet në Bolivi, Kili dhe Uruguai po trajtojnë kryesisht pacientë me COVID-19 midis moshave 25 dhe 40.

India dhe Brazili janë vendet që raportojnë më shumë vdekje çdo ditë.

Advertisement

Ndërsa kombet më të varfra po vuajnë mungesën e dozave, vendeve te pasura u është kërkuar që të vaksinojnë më shumë për të kontrolluar pandeminë.

Ulje të infektimeve ditore ka patur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa në Britani situata është përkeqësuar për shkak se variant Delta po bëhet dominues. Ndaj Mbretëria e Bashkuar ka shtyrë edhe heqjen e kufizimeve.

Klan News

Advertisement
Advertisement

You May Also Like