Ja sa miliona euro kanë harxhuar qytetarët në Maqedoni për teste anti-Covid

Thuajse 9 milionë euro kanë shpenzuar qytetarët e Maqedonisë këtë vit për testim për kovid-19 në klinikat dhe laboratorët privat. Të dhënat nga Instituti për shëndët publik tregojnë që rreth 180 mijë qytetarë të vendit tonë, përgjigjen se a janë të sëmurë me koronavirus e kanë kërkuar privatisht, raporton REL, transmeton Portalb.mk.

Çmimet për testim privat për kovid 19 këtë vit nga 1500 denarë në mars u rritën në 5500 denarë, ashtu që kah fundi i verës filluan të zvogëlohen që tani çmimi para fundit të vitit të jetë 2600 në disa laboratore deri 2900 në klinika të caktuara private.

Qasje në klinikat dhe laboratorët private kanë pasur banorët e Shkupit dhe banorët e qyteteve më të mëdha si dhe ato afër Shkupit, që problemin me mungesën e kapaciteteve laboratorike për testim masiv për koronavirus e zgjidhën me testime private. Të tjerët duhet të pritnin “Termini im” që të mund të kontrollohen a janë bartës të virusit -19 ose jo.

Gjysma prej 394 329 sa që është numri i përgjithshëm i PSR testeve që janë bërë në vend janë realizuar në institucione shtetërore tregojnë të dhënat nga Instituti për shëndet publik.

Në anën tjetër, thuajse gjysma janë bërë në klinika dhe laboratorë privat. Gjithsej 178 987 qytetarë nuk kanë pritur “Termini im” dhe janë testuar në sektorin privat për çka nëse merret çmimi mesatar prej 3000 denarë për test kanë shpenzuar 8 731 073 euro nga buxheti i tyre personal.

Realisht ky çmim është më i madh për shkak se në disa klinika, testimi është 4,5 madje edhe 6 mijë denarë, ndërsa për shkak të udhëtimeve zyrtare shumica bëjnë edhe teste privat në institucionet shtetërore me çka shuma totale rritet.

Testet shtetërore nëse dëshironi t’i bëni në llogari tuaj, pa pritur “termini im” janë 1850 denarë. Sipas komunikatës së fundit nga Fondi për shëndetësi, çmimi referent i PSR testit është 1500 denarë. Kjo donë të thotë që për testim në shëndetësinë shtetërore janë shpenzuar 4 701 780 euro. Në këtë çmim nuk bëjnë pjesë edhe rapid testet shifra totale e të cilave është 22 560 nga të cilat 13 mijë ishin donacion. Pjesë e tyre, përkatësisht 4 mijë teste Instituti shëndetësor Shkup që në tetor i prokuroi me tender ka paguar 34.146 euro përkatësisht për një test janë inkasuar nga 525 denarë me TVSH ose 8 euro e gjysmë. Testet e shpejta kanë qenë në dispozicion edhe në klinikat dhe laboratorët privat për të cilat qytetarët, në formë private kanë paguar rreth 1200.

Advertisement

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në Institutin për shëndet publik, lider në përpunimin e testeve për koronavirus është laboratori privat Avicena ku nga fillimi i pandemisë deri tani janë bërë 47 mijë teste. Vendin e dytë e ka klinika private Zhan Mitrev me 42 mijë teste për kovid-19. Pas tyre në vendin e tretë është laboratori privat Biotek me 37 750 testime ndërsa menjëherë pas saj është klinika private Sistina me 37 502 teste për kovid-19. Nga klinikat private në shtet, më së paku PSR teste ka bërë Remedika, gjithsej 1200.

Në sektorin shtetëror më së shumti PSRT teste kanë bërë Instituti për shëndet publik, gjithsej 138 669. Në vend të dytë është laboratori në ASHAM ku janë bërë thuaj se 30 mijë teste. Vendin e tretë e ka qendra për shëndet publik në Manastir ku janë bërë 10 mijë teste, ndërsa qendra për shëndet publik në Shkup është menjëherë pas saj me mbi 9 PSR teste. Më së paku PSR teste janë bërë në KU për pulmologji me alergologji, gjithsej 70 PSR teste.

Në periudhën nga 21 deri 27 dhjetor janë regjistruar 3372 të infektuar rishtazi me koronavirus, 129 raste me vdekje dhe 4500 persona të shëruar, informoi Ministria e Shëndetësisë, duke e publikuar kovid raportin javor të Institutit për shëndet publik. Numri i të vdekurve dhe të infektuarve me koronavirus javën e kaluar shënon rënie, si dhe numri i testimeve, tregon raporti javor. Shifra e përgjithshme e personave të diagnostikuar me kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 82301, shifra e pacientëve të shëruar është 60256, e të vdekurve është 2473, ndërsa numri i rasteve aktive është 19572.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like