Ja pse u arrestuan dy tifozët në hyrje të stadiumit “Fadil Vokrr”i

Estimated read time 2 min read

Policia e Kosovës pak para fillimit të ndeshjes Kosovë-Izrael ka arrestuar dy persona në hyrje të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se dy të arrestuarit në hyrje të stadiumit policia i kishte nën përcjellje.

Ata u arrestuan derisa po provonin të futeshin në “Fadil Vokrri”, me veshje me flamurin e Palestinës, si provokim ndaj lojtarëve izraelit, vendi i të cilëve tash e një muaj po lufton me grupin terrorist palestinez Hamas, merr vesh gazeta online Reporteri.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se janë arrestuar dy persona duke hyrë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pas thotë se ata kanë rënë në kundërshtime me rregullat e parapara.

“Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Kelani për Reporteri.net.

Advertisement

Ai tutje ka thënë se Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, po vazhdon angazhimet sipas planit operacional për mbarëvajtje dhe ofrim të sigurisë lidhur me ndeshjen sportive në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Sipas tij Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë rregullat e parapara.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm me policin dhe njëherit vazhdon të kërkoj që të respektojnë rregullat e parapara, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive”, ka deklaruar Kelani. /Reporteri.net/.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like