Ja në sa ora do të votojnë nesër Kurti, Hoti, Hoxhaj dhe Osmani

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh edhe lider i kësaj partie, pritet të votojë nesër në Fakultetin Ekonomik-Juridik në Prishtinë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga LVV, në njoftimin e të cilës thuhet se Kurti do të jetë i pranishëm në qendrën e votimit në orën 09:30.
Ndërsa, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherësh edhe kandidat për këtë post nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të votojë nesër në Fakultetin Filologjik në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, njofton Insajderi.
Kështu kanë bërë të ditur nga LDK, në njoftimin e të cilës thuhet se Hoti do të jetë i pranishëm në qendrën e votimit nga ora 09:30.
Në po të njëjtën qendër votimi pritet të jetë i pranishëm një orë më vonë kundërkandidati i Hotit nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në njoftimin për media të PDK-së, thuhet se “kryetari dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj do të votojë në orën 09:00, në Fakultetin e Filologjisë”.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nesër do të votojë në Prishtinë, përkundër se ajo është nga komuna e Mitrovicës dhe jeton në Gjilan – qytetin nga vjen bashkëshorti i saj.
Në orën 10:00, ajo votën e saj do ta hedhë në kutitë e votimit të Fakultetit Teknik.
Një milion e 800 mijë qytetarë të tjerë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje të parakohshme./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like