Breaking News :

nothing found
29-03-2023

Ja kush mund të udhëtojë nga Maqedonia drejt Zvicrës

Advertisement

Zvicra e ka hequr Maqedoninë e Veriut nga lista e karantinës, por kjo nuk do të thotë se çdokush mund të udhëtojë drejt Zvicrës, sepse bëhet fjalë vetëm për shtetasit zviceranë ose raste të domosdoshme, të cilat vlerësohen nga autoritetet zvicerane.

“Ndalesa e përgjithshme për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut ende është në fuqi, përveç rasteve që shkruhen në faqen e internetit të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (rezidentë me leje të vlefshme për qëndrim dhe të tjera) ose kur personi që udhëton mund të dëshmojë se bëhet fjalë për domosdoshmëri të madhe që po ashtu është specifikuar në faqen e internetit. Vendimi se a bëhet fjalë për rast të tillë është në kompetenca të autoriteteve zvicerane”.

Advertisement

Read Previous

Filipçe: Po e mendojmë orën policore gjatë natës, nëse ka nevojë edhe kafenetë do të mbyllen më herët

Read Next

Kuvendi i Maqedonisë për të katërtën ditën do të debatojë për rishikimin e buxhetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *