Italianët me leje shëndeti në shkolla e transporte

Estimated read time 2 min read

Pas restoranteve, pishinave, palestrave, kinemave, stadiumeve dhe teatrove, qeveria italiane ka miratuar dekretin e ri i cili e bën të detyrueshëm certifikatën e vaksinimit për shkollat, universitetet dhe transportin publik.
“Ne kemi miratuar një dekret të ri që përqendrohet tek certifikata e vaksinimit për të menaxhuar këtë fazë epidemike. Në këtë fazë, zgjedhja e qeverisë është të investojë për të shmangur kufizimet e mëtejshme dhe për të mbrojtur lirinë” , u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza , në një konferencën për shtyp.

Ndërsa kryeministri Mario Draghi ka vlerësuar punën e qeverisë së tij për të mbajtur në kontroll kurbën e infektimeve me covid-19 dhe nivelin ekonomik të vendit . Me masën e re, mësuesit nuk do të mund të punojnë pa këtë certifikatë dhe pas pesë ditësh mungesë, nuk do të paguhen më.
Ai deklaroi se me dekretet e reja synohet mbështetja ndaj bizneseve dhe punonjësve si dhe kategorive më të prekura nga kriza e pandemisë .Dragi ka premtuar se një mbështetje e madhe do tu jepet edhe operatorëve turistikë duke iu referuar programeve të investimeve .

Advertisement

Edhe Gjykata kushtetuese e Francës ka aprovuar pasaportën shëndetësore që kërkon dëshmi të vaksinimit ose testimit negative për qasje në shumë vende publike dhe që pritet të hyjë në fuqi nga dita e hënë.

Këshilli Kushtetues megjithatë vlerësoi se si antikushtetuese një dispozitë të Ligjit për Shëndetin, që lejon punëdhënësit të largonjnë nga puna personat që nuk e kanë pasaportën shëndetësore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like