ISHP: Rënie të infektimeve të reja dhe rasteve të vdekjeve në Maqedoni

Sipas raportit javor të ISHP-së për periudhën nga 14 – 20 Dhjetor janë testuar gjithsejt 15.607 materiale, 1.6% më pak se javën paraprake.

Janë regjistruar 4.585 raste të reja pozitive nga 35 qytete që paraqet për 16.9%  rënie në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve pozitive vazhdon të shënohet në Shkup, 1.960 apo 42.7%, me incidencë javore 221.6 në 100 mijë banorë.

 

 

Rënie shënon edhe përqindja e rasteve pozitive që janë testuar. Raportohet për 29.3% me rënie prej 5.5% krahasuar me javën paraprake.

Janë regjistruar të prekur nga të gjitha grupmoshat.

Më e përfaqësuar paraqitet grupmosha mbi 60 vjeç – 29.3%. Një numër I lartë të të prekurve regjistrohen edhe tek personat në grumoshat 50 deri 59 vjec – 19.3%, 30 deri 39 – 17.7%, 40 deri 49 vjec – 17.5% dhe 20 deri 29 vjec 11.1%.

Advertisement

 

 

 

Pas dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri, shërohen 4.513 persona që ishin shtruar nëpër spitale apo në mjekim shtëpiak që është më pak për 15.1% se sa javën e kaluar.

Njoftohet për 159 raste të vdekjeve nga 25 qytete të vendit, me rënie prej 8.6% nga java e kaluar.

 

 

 

131 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, 17 të grupmoshës 50 – 59 vjec, 8 raste nga grupmosha 40 – 49 vjec dhe 3 të moshës 30 – 39 vjec.

Raportin e detajuar të ISHP-së për situatën me COVID-19 për periudhën 14 – 20 Dhjetor mund ta gjeni në ueb-faqen e ISHP-së, http://iph.mk/.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like