Ish-ushtari që i punon çiftelitë me emblemë të UÇK-së (VIDEO)

Çiftelia është një nga karakteristikat e traditës shqipëtare, shkruan OnAir.

Ndonëse në kohët e tanishme duket sikur rëndësia e saj po bie, ende janë persona të cilët e mbajnë traditën gjallë. I tillë është edhe Avdyl Leci i cili punon çifteli me motive të veçanta.

Më e veçanta për të është ajo me emblemën e UÇK-së. Kjo dhe për faktin se ai gjithashtu ka qenë pjesë e saj së bashku me dy vëllezërit e tij. Gjatë këtij inserti të përgatitur nga emisioni “Sot” Leci tregon procesin e punimit të një çiftelie.

Gjithashtu ai shprehet se këtë pasion e ka pasur që në kohën kur ishte pjesë e UÇK. Ai tregon se i kujtohet shpesh teksa luante në këtë vegël dhe këndonte këngë të ndryshme me motive patriotike. Ai filloi të bënte vetë çiftelitë që nga vitet 90. Një traditë kjo e trashëguar nga vëllai i tij më i madh./tetova1

Advertisement
Advertisement

You May Also Like