Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është komentuar jo pak herë viteve të fundit për ndryshime drastike në dukje.
Pas lëshimit të postit të presidentit, Jahjaga merret me fondacionin e saj “Atifete Jahjaga” në mbështetje të grave përmes kauzave të ndryshme.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet me të cilat merret.
Atifete Jahjaga në periudhën si presidente e Kosovës (Foto: Ridvan Slviva/Telegrafi)
Së fundmi, Jahjaga ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku është shfaqur mjaft ndryshe dhe tërheqëse.
Foto: Atifete Jahjaga/Instagram
Ajo është shfaqur e veshur me një bluzë ngjyrë vjollcë të çelët, teksa kishte vendosur një makijazh të lehtë në fytyrë.
Flokët e zeza të mbërthyera lart, kombinuar me një palë vathë dhe një qafore të bronztë, i dhanë një pamje edhe më atraktive ish-presidentes.
Kjo fotografi është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga ndjekësit, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë dukje. /Telegrafi/
Foto: Atifete Jahjaga/Instagram