Mexhiti: 20 vite nga nisja e Luftës së Lavdishme të UÇK-së, 20 vitet e krenarisë kombëtare
Ish kryeministri bullgar Ivan Kostov ka sulmuar ashpër Shkupin zyrtar se nuk ka përmbushur asnjë marrëveshje të nënshkruar deri më tani me Sofjen zyrtare. Kostov për radion informative Darik-Radio nga Sofja ka deklaruar se Shkupi ka probleme me Bashkimin Evropian e jo me Bullgarinë, përcjell 24 часа. “Fqinjët tanë kanë problem me BE-në jo me ne. Ata duhet ta zgjidhin këtë problem nëse duan të anëtarësohen” ka thënë Kosotov. Ai ka shtuar se politikanët e Maqedonisë së Veriut tentojnë të bëjnë presion ndaj Bullgarisë nëpërmjet shteteve evropiane, duke potencuar se diplomacia bullgare në këtë rast duhet të jetë më aktive. Kostov ka deklaruar se zhvillimi i bisedimeve Sofje-Shkup duhet të ndryshojë dhe se Sofja duhet të insistoj deri në përmbushje të plotë të të gjitha çështjeve të hapura mes dy shteteve./ NMK-Post.