Ish kreu i VV-së: Kosova duhet të jetë pjesë e nismave për bashkëpunim rajonal

Estimated read time 1 min read
Advertisement

Mos pjesëmarrja e Kosovës në Mini – Shengen-in Ballkanik apo siç është pagëzuar tashmë “Open Ballkan” shihet si dizavantazh nga ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Sipas tij, Kosova duhet të jetë pjesë e nismave për bashkëpunim rajonal pasi që vendi nuk duhet mbetur ishull i izoluar rajonal. Ai madje thekson se “Kosova nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar duke u bazuar vetëm në tregun e brendshëm” duke shtuar se “transformimi i strukturës ekonomike të Kosovës duhet bërë duke i parë e përshtatur zhvillimeve globale dhe rajonale”. Ymeri thotë se pozicioni i Kryeministrit të Kosovës – dikur bashkëpartiaku i tij – Albin Kurti, karshi zhvillimeve të tilla nuk është i qartë. Ai, çuditet për faktin se si Kryeministri Kurti, në njërën anë nuk e pranon integrimin në iniciativën “Open Ballkan” në anën tjetër pranon tregun e përbashkët rajonal./RadioKosovaelirë/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like