Ish-kandidati i VV’së vazhdon sharjet me nënë e rob në rrjetet sociale

Estimated read time 1 min read

Ish-kandidati për asamble të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hamdi Shartari, ka vazhduar me ofendime në rrjete sociale. Ditë më parë ai ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e Listës Guxo, Burim Karameta i cili kishte dal me një postim kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me shtesat prej 60 eurove për stafin mjekësore.

Lidhur me reagimin e Karametës, Shartari e ka sharë me rob shtëpie deputetin e Listës ‘GUXO’.
Por, ish-kandidati nuk është ndalur me kaq, ai ka filluar tani të ofendoi edhe qytetarët në rrjete sociale.
“Në Ferizaj e kie nanen a?, i është drejtuar Shartari një komentuesi.

Gjithashtu, Shartari në disa postime në rrjetin social “Facebook”, ka ofenduar rëndë edhe kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashin, i cili kishte reaguar pas arrestimeve të anëtarëve të PSD’së.
“Q*jauni robt theni dru. E ti more qen Arben. Ne VV ska shoke ka drejtësi. Ti q*jme robt edhe ty.”, kishte shkruar ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like