Ish-ambasadori britanik shpalos flamurin e Kosovës në një ndeshje të ragbit

Estimated read time 1 min read

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, ka shpalosur flamurin e Kosovës në një ndeshje të ragbit.

Diplomati britanik pavarësisht që e ka përfunduar misionin e tij diplomatik, duket se nuk e ka harruar Kosovën.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ky është flamuri i parë i Kosovës në stadiumin e Twichkenham.

Advertisement

“Flamuri i parë i Kosovës në Twichkenham. Ma vërteto se jam gabim”, ka shkruar O’Connoll.

Ruari O’Connoll ishte ambassador i Britanisë së Madhe në Kosovë gjatë viteve 2015-2019.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like