Ipeshkvia e Tetovës merr vendimin për ta larguar Kryqin ne Koder te Diellit

Estimated read time 1 min read

Ipeshkvia e Tetovë – Gostivarit ka njoftuar se kanë marrë vendimin nga Komuna e Tetovës për mënjanimin e kryqit të vendosur në pronën kishtare në Kodrën e Diellit.
Lidhur me këtë vendim ata kanë paralajmëruar se do të parashtrojnë ankesë.
“KOM – Arqipeshkvia e Ohrit, ipeshkvia Tetovë – Gostivar, të drejtat e tyre për të zgjidhur këtë çështje, do t`i mbrojë përmes mekanizmave juridik. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të shpeshtuara dhe t`i përkushtohen paqës dhe marrëdhënieve të mira ndërfetare”, qëndron në komunikatën e Ipshekvisë Tetovë-Gostivar.
Dje, udhëheqësi i Inspektoratit Komunal Tetovë, deklaroi se ka një vendim për të mënjanuar kryqin i cili është vendosur më 16 nëntor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like