Imami kosovar “shpërthen” ndaj Big Brother: Mbajini familjet larg infektimit nga “Big Harami”

Estimated read time 1 min read

fundmi ka shpërndarë një deklaratë të tij dhënë rreth një vit më parë, ku kishte deklaruar se emisionet si BigBrother, jo vetëm që janë haram të shikohen, por sipas tij, është marre edhe me i përmend, shkruan Korrespodenti.

Ai, përmes një postimi në facebook, ka kërkuar që të mbahen larg nga infektimi i siç e quan ai “BigHarami”.

“Mbajeni vetën dhe familjet tuaja larg infektimit nga BigHarami. “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë).” | Kuran, 17:32 |”, ka shkruar në facebook Imami Maliqi.

Në video e ripublikuar së fundmi, imami ka bërë thirrje që televizionet të transmetojnë më shumë përmbajtje edukative.

Advertisement

“Ne jemi krijesat më të mira që Zoti ka krijuar në sipërfaqen e tokës,na ka dalluar Zoti me mendje dhe jo me epsh, prandaj duhet t’i kushtojmë rëndësi më tepër emisioneve edukative, e jo emisioneve që e ushqejnë epshin e njeriut, sepse ne nuk jemi shtazë që çdo gjë që shohim në televizion, t’i kontribuon epshit të njeriut”, kishte deklaruar Maliqi. /Korrespodenti

Advertisement
Advertisement

You May Also Like