I vihet dryni një pompe të derivatëve – vendin e merr Ministria e Bujqësisë!

Estimated read time 1 min read

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërmarrë një aksion për lirimin e dy pronave publike që ndodhën në hyrje të Prishtinës.

Bëhet fjalë për pompën e derivate “Patroni” Sh.P.K., e cila është mbyllur sot me vendim të Ministrisë së Bujqësisë.

Nga ky biznes kanë paralajmëruar padi ndaj Ministrit Peci.

“Ne do të nisim padi ndaj tij. Nuk e ka bë për të gjitha pronat, por vetëm për dy prona e ka marrë vendimin.

Nuk mund të lirojë prona Ministria. Është dispozitë e gjykatave, drejtësia do të vërtetojë se këto veprime janë më shumë elektorale sesa ligjore”, kanë thënë ata.

Advertisement

Kjo hapësirë ishte shfrytëzuar nga një biznes privat që shërbente si pompë e derivateve dhe kishte kontratë qiramarrëse nga viti 2018.

Lirimi i kësaj hapësire bujqësore do të bëhet bazuar në një paralajmërim që Ministria e Bujqësisë i kishte bërë biznesit ‘Pompa e Derivateve Patroni’ në tetor, si dhe në dhjetor të vitit të kaluar./Reporteri.net/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like