I riu zgjohet nga koma, nuk e di që bota përballet me koronavirus

Një adoleshent i cilu u përplas nga një makinë pak para bllokimit nga koronavirusi, është zgjuar tani – pa asnjë njohur për pandeminë e cila ka prekur gjithë botën.Joseph Flavill, i njohur si Joe, u përplas nga makina më 1 Mars të vitit të kaluar ndërsa po ecte në Burton të Staffordshire. 19 vjeçari ka kaluar gjithë këtë kohë në koma në spitalin e përgjithshëm në Leicester por tani ka hapur sytë dhe po lëviz gjymtyrët.Familja e tij është e lumtur nga përparimi që ai ka bërë – por po pyesin se si ata mund t’i shpjegojnë atij pandeminë, bllokimet dhe distancimin shoqëror, shkruan Metro.co.uk, transmeton Klan Kosova.
Halla e tij, Sally Flavill-Smith, tha: “Në fillim sytë e tij ishin të hapur, por ai nuk po përgjigjej në asgjë, por gjatë javëve të fundit ai ka ndërmarrë hapa të mahnitshëm. Ai me të vërtetë po përpiqet të angazhohet dhe të buzëqeshq. Ai po ngre gjymtyrët e tij me udhëzim. Ai po bën përparim me të vërtetë të mirë. Duhet të përpiqemi të qëndrojmë pozitivë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like