Hulumtim: Antitrupat e krijuar nga “Sinovac” mund të qëndrojnë vetëm 6 muaj

Estimated read time 2 min read
Advertisement

Antitrupat të cilat krijohen pas vaksinës “Sinovac” kundër covid, kanë rënë nën pragun kyç dhe atë deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë, derisa doza e tretë ka patur veprim të fuqishëm stimulativ, tregon një studim laboratorik, informon Zhurnal.

Hulumtuesit kinezë i kanë publikuar rezultatet nga studimi i bazuar në shembuj nga marja e gjakut tek personat e rritur të shëndoshë të moshës nga 18 deri në 59 vjeç.

Mes pjesmarësve të cilët kanë marë dy doza në një periudhë prej 2 apo 4 javë, vetëm 16,9% kanë patur antitrupa të nevojshme që ka qenë mbi atë që hulumtuesit e konsideorjnë si prag i cili mund të detektohet vetëm gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Indonesia dhe Tajlanda tanimë janë pajtuar që të japin vaksina të “Moderna” apo “Fajzer” si dozë të tretë për disa persona të cilët janë vaksinuar me “Sinovac”.

Turqia gjithashtu ofron dozë të tretë të vaksinës “Pfizer” ose “Sinovac” për ata që dy herë janë vaksinuar me “Sinovac”.

Në fund të muajit qershor “Sinovac” ka dërguar më tepër se 1 miliardë doza vaksina për imunizimin e popullatës në Brazil, Kinë, Indonesi dhe Kili.//Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like