Hoxhe Shefqet Krasniqi për ato që përdorin alkoolin: “Me rreh me kabëll t’hekrit, me lanë ratë 1 javë”

Estimated read time 1 min read

Hoxha kosovar, Shefqet Krasniqi, njohur për deklaratat e tij të ‘forta’, ka rënë së fundmi sërish në spikamë të opinionit publik për udhëzimet e tij se si duhet të dhunohet fizikisht një përdorues alkooli në familje. Në një video të bërë virale, Krasniqi është kritikuar shumë se po nxit dhunë, teksa fliste se si familja duhet t’i ‘hakmerret’ atij që konsumon alkool.

Në pyetjen që dikush ia ka bërë hoxhës se “çfarë t’i bëjmë familjarit që ka pi alkool dhe ka tentu me kallë shpinë”, Krasniqi eskalon dhe flet për një formë brutale të sulmit ndaj atyre që konsumojnë alkool.

Advertisement

Hoxha shkon edhe më tej dhe ajo që thotë është më e rëndë, duke “këshilluar” që personi që ka konsumuar alkool të paralajmërohet se e vrasin, në rast se përsëritet i njëjti veprim.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like