Zaev: Vaksinat e para në vend nga ‘Pfizer’ dhe ‘Sinofarm’

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Kapital” tha se asnjë vend nuk do të rikuperohet në sferën e ekonomisë për deri sa nuk ka qasje të barabartë tek vaksinat kundër Covid-19, transmeton Alsat.

“Pandemia ka treguar që vendet në zhvillim dhe vendet e zhvilluara varen mes vete. Në atë drejtim, është i domosdoshëm koordinimi dhe puna shumëpalëshe për qasje dhe shpërndarje të barabartë të vaksinave, testeve dhe terapisë. Asnjë ekonomi nuk mund të rimëkëmbet plotësisht derisa nuk kemi qasje të barabartë globale në vaksina, terapi dhe diagnostikim. Aktiviteti ekonomik nuk do të kthehet në normalitet derisa të gjitha vendet të kontrollojnë pandeminë”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev thotë se autoritete janë në komunikim intensiv me të gjithë prodhuesit e vaksinave. Sipas tij vaksinat e para në vend pritet të jenë nga kompania Pfajzer dhe kompania kineze Sinofarm.

Advertisement

“Sot mund të them se po sigurojmë vaksina në të gjitha mënyrat e mundshme dhe nga të gjitha burimet e mundshme që përdor bota dhe që padyshim tregojnë rezultate dhe që janë treguar të sigurta. Presim që vaksinat në vend të mbërrijnë gjatë shkurtit, dhe besoj se e para do të jetë vaksina e kompanisë Pfizer dhe vaksina Sinofarm”, theksoi Zaev.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like