Hoxhaj: Po i humbasim tri gjenerata në arsim

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për arsim kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Qeveria Kurti nuk është duke e kuptuar rëndësinë që ka kjo temë.Ai tha para deputetëve, që në Kuvend shpesh është diskutuar për humbje të jetës nga pandemia, por jo edhe për humbjen e një gjenerate në arsim.
“Në këtë Kuvend shpesh herë e kemi pas humbjen e jetës, po nuk e kemi diskutuar se si po humbet një gjeneratë në arsim”, tha Hoxhaj, duke shtuar se që tri herë kosovarët në 30 vitet e fundit po e humbasin nga një gjeneratë. “Në 30 vitet e fundit, 3 herë radhazi ne e kemi humbë nga një gjeneratë në arsim, në vitet e 90-ta, kur Qeveria i ka mbyllë shkollat, në vitet 98-99 kemi humb një gjeneratë, dhe tash në këto dy vite jemi ka e humbim një gjeneratë”, shtoi ai.Megjithatë, sipas Hoxhajt, Qeveria Kurti nuk po e kupton rëndësinë e kësaj teme, pasi që shton se kryeministri mungon në sallë.
“Mënyra më e mirë me tregu që kjo qeveri nuk po e kupton rëndësinë e kësaj teme, është mungesa e kryeministrit. Çka nënkupton humbja e një gjenerate në arsim, për këtë ka analiza të ndryshme. Qeveria Kurti nuk ka as mendim politik as strukturor se cka duhet të ndodhë në sistemin tonë arsimor, për këtë arsye e kemi ftu këtë debat”, tha tutje Hoxhaj./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like