Hoxhaj: Në Serbi po hapen varret masive, BE-ja heshtë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një hartë të vendndodhjeve të varrezave masive të identifikuara në Serbi.

Enver Hoxhaj, kryetari në detyrë i PDK-së, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka publikuar një hartë të varrezave masive në Serbi, ku tha se Serbia i ka fshehur ato.Derisa sot po hapet një varr tjetër masiv në Serbi, Hoxhaj tha se disa javë më parë Ivica Dacic kërcënoi serbët që zbuluan këto varre.

“Kjo është harta e varrezave masive serbe që Serbia i ka fshehur dhe sot është duke u hapur një varr masiv, me kosovarë të vrarë, vetëm disa javë pasi Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan këto varre masive, ai po i shtyn ata të bëhen dëshmitarë në Gjykatës Speciale. BE-ja po qëndron në heshtje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like