“Albin Kurti mendon se vetëm emri dhe mbiemri i tij është programi. Ai nuk ka program për këto zgjedhje. Nuk ka vizion, ka qenë shpesh në anën e gabuar të historisë. Ai pretendon herë pas here se lexon libra filozofik, siç lexoj edhe unë. E kam parë më herët që ai e ka cituar në Rubikon, Kantin. Unë jam i gatshëm që të ballafaqohem me të edhe për Kantin, të cilin ai e ka lexuar serbisht dhe unë e kam lexuar gjermanisht”.
“Unë mendoj se duhet të ketë ballafaqim të programeve, të zotimeve tona, duhet të mos i injorojmë qytetarët e Kosovës. Unë jam në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Unë nuk e kam bindjen si Kurti që LVV është mbi shtetin e Kosovës. PDK i shërben popullit të Kosovës. Ne jemi partia numër një nëse mbahen nesër zgjedhjet. Unë e ftoj Kurtin ta ndërtojmë një vend evropian, mënyra më e mirë është kur dalin në debat kandidatët për kryeministra”.
Hoxhaj tha se për PDK-në rival në këto zgjedhje është vetëm LVV, në momentin kur u pyet se a do të del në debat edhe me kandidatët për kryeministër të partive tjera.
“Unë në këto zgjedhje jam rival vetëm e Kurtin. PDK është në rivalitet vetëm me LVV-në”.
Hoxhaj ka thënë se deklarata e Kurtit se ata do të fitojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit janë si ato të Aleksander Lukashenko, president të Bjellorusisë.
“Sonte i them atij “dil matu, hajde debatojmë” për vijat programore. Mënyra që dikush t’i shpall zgjedhjet dhe të pretendojë se është shumicë në Kuvendin e Kosovës është një gjuhë që mund ta bëjnë vetëm autokratët”.
“Kjo deklaratë ju takon autokratëve, vetëm në vendet e Evropës Lindore, mund të ketë të tillë që para se të mbahen zgjedhjet i shpallin rezultatet zgjedhore, ta kujton Llukashenon në Bjellorusi. Kjo gjuhë nuk i shërben demokracisë, ballafaqimi debatet për vijat programore i shërbejnë demokracisë”.