Zaev: Nuk na duhet BE-ja nëse nuk na e pranon identitetin Maqedonas

Për Identitetin dhe gjuhën maqedonase as nuk është diskutuar dhe negociuar dhe as nuk do të diskutohet dhe negociohet. Ne mund të marrim edhe 100 ultimatume, edhe 10 herë të tjera veto dhe bllokim, ne këto çështje nuk do të diskutojmë. Unë pres nga Bullgaria një njohje të qartë të identitetit dhe gjuhës maqedonase, tha këtë pasdite kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në Kuvend nga deputetja Blagica Lasovska nga VMRO-DPMNE.

“Pohojmë se nuk na duhet anëtarësim në BE që nuk njeh dhe pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas. Ne nuk besojmë në një BE të tillë, theksoi Zaev, duke shtuar se me palën bullgare ata po krijojnë ide për të gjetur zgjidhje.

Ai beson se me Bullgarinë do të arrihet marrëveshje dhe zgjidhje sepse, siç tha, ne kemi dëshmuar se mund të arrijmë marrëveshje. Ai i bëri thirrje opozitës të punojnë së bashku për, siç theksoi, ta dyfishojnë suksesin.

Advertisement

Në pyetjen pse e kanë ndërruar Aleksandar Litovskin nga komisioni për çështje historike, Zaevi tha se ai nuk është ndërruar, por kontrata e tij përfundoi dhe ai, siç thotë Zaev, për shkak të sfidave të ardhshme familjare në të cilat dëshiron të përkushtohet, nuk dëshiron që marrëveshja e tij të jetë vazhdohet.

“Ndikim në komision, pohoj, as nuk ka pasur, as nuk do të ketë dhe nuk duhet të ketë sepse ai Komision është i përbërë nga profesionistë, ne politikanët nuk jemi dhe për këtë arsye qëndrimi ynë është t’ia lëmë historinë historianëve. Ne i inkurajojmë të vazhdojnë të vendosin”, thekoi Zaev./GazetaLajm

Advertisement
Advertisement

You May Also Like