Hoxha: VLEN nuk ka kauzë!

Estimated read time 1 min read

Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane (PDE), Arjanit Hoxha në intervistë për portalin PRESSSonline.al, duke folur për aktualitetin politik në vend ka deklaruar se partitë e bllokut opozitar shqiptar të koalicionit “VLEN” nuk kanë kauzë politike.

“Nuk mund ta bëjnë ndryshimin me format të cilat po i zbatojnë subjektet të cilat jem bashkuar në një koalicion opozitar, por përkundrazi ato tregojnë se nuk kanë një kauzë. Kauza e vetme e tyre është për të kundërshtuar një strukturë politike. Ndërsa ndryshimi ndodhë kur ti bëhesh bashkë për të sjell një ndryshim. Unë njihem në opinion si njeri cili kam qenë oponencë e BDI-së. Mirëpo oponencë në kuptimin e ndryshimit dhe avancimit të çështjeve të cilat kanë arritur në një pik. Për mua si politikanë do të ishte dështimi, nëse unë dua vetëm të zëvendësoj një strukturë politike pa i ofruar qytetarëve diçka më shumë, apo diçka më të avancuar në politikë se sa strukturat aktualet”, ka deklaruar Hoxha mes tjerash në intervistë për PRESSonline.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like