Hoxha takon këshilltarin shqiptar të Erdoganit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha gjatë vizitës zyrtare në Turqi, në pallatin presidencial ka realizuar takim me këshilltarin shqiptar të presidentit Erdogan nga Shkupi, Sabri Demiri, shkruan nmk-post.

 

Ja postimi i plotë:

“Gjatë qendrimit në Ankara pata nderin dhe kënaqësinë të takoj z.Sabri Demirin – Këshilltar Kryesor i Presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Pozicioni i z.Sabri Demiri në kuadër të Presidencës në Turqi është një përparësi e madhe si për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nga ku vjen edhe vete ai, po ashtu edhe për gjitha shtetet e Ballkanit.
Advertisement
E falenderoj z.Sabri për mikpritjen e tij dhe gadishmërinë për të kontribuar në realizimin e interesave të përbashkëta në të mirë të dy vendeve mike, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë”, ka shkruar Hoxha ne Facebook./Nmk-post/
Advertisement
Advertisement

You May Also Like