Avokati i Veselit me argumente të forta hedh poshtë të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale

Mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë, e përfaqësuar nga avokati me përvojë të madhe, Ben Emmerson, me argumente të forta ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale për mbajtjen në parabu*rgim të ish-kreut të Kuvendit të Kosovës.

Përgjigjen e tij, që ka 24 faqe dhe 7 anekse të bashkangjitura me dëshmi, Emmerson, me argumente precize, e ka dorëzuar në Gjykatë dhe ka kërkuar lirimin e klientit të tij Kadri Veseli.

Emmerson ka thënë se Prokuroria nuk ka prezentuar asnjë argument të qëndrueshëm që ta dëshmojë faktin se nëse Veseli lirohet, ai mund të ndërhyjë te dëshmitarët e mundshëm.

Avokati i Veselit tutje ka rrëzuar teorinë e Prokurorisë, e cila pretendon se Veseli në rast lirimit mund të ar*ratiset, duke përdorur lidhjet e tij. Në parashtresat e tij, Emmerson ka thënë se po të kishte qëllime të tilla, Veseli mund të arr*atisej qysh pas 20 qershorit, në datën kur Prokuroria e Specializuar lëshoi komunikatën e famshme që më vonë u cilësua si politike dhe skandaloze për një institucion të drejtësisë ndërkombëtare.

Advertisement

“Nëse ai do të ikte, ajo ishte koha për t’i përdorur lidhjet e tij, kur ai nuk ishte subjekt i ndonjë kufizimi në lirinë e tij të lëvizjes, dhe mund të ishte arratisur në një vend pa marrëveshje ekstradimi me Kosovën. Fakti që ai nuk përdori lidhjet e tij atëherë për t’iu shmangur drejtësisë, është prova më e mirë e mundshme që ai nuk do ta bënte këtë nëse do të lirohej përkohësisht, në kushte të rrepta të zbatuara nga Shërbimi Policor i Kosovës”, thuhet në argumentet e avokatit Emmerson.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like