Hoxha realizon takim me prodhuesit e grurit

Estimated read time 1 min read

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka realizuar takim me prodhuesit e grurit, informon Nmk-post.

Ja statusi i plotë i ministrit Hoxha:

“Sot në ambientet e MBPEU-së, realizova takim me përfaqësuesit e Federatës së Fermerëve – prodhuesit e grurit, ku diskutuam për korrjen aktuale dhe blerjen e grurit, lëvizjen e çmimeve dhe çmimin e ulët të blerjes së grurit. Së bashku kemi rënë dakord që edhe një takim tjetër është i nevojshëm, i cili do të mbahet javën e ardhshme, në një përbërje më të zgjeruar dhe për të cilin, përveç prodhuesve të ftuar do të jenë edhe blerësit e grurit, përfaqësuesit e Rezervave të shtetit, përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Ministrisë së Ekonomisë, ku do të diskutojmë temë të përbashkët për koston e prodhimit të grurit, si dhe çmimin e blerjes së grurit për këtë vit”, ka shkruar Hoxha./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like