Hoxha: Mbjellja ajrore e reve me reaktiv jod argjendi vazhon,në dispozicion tre aeroplanë

Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, Kostadin Acevski, në Aeroportin Sportiv Stenkovec, njoftuan masat e ndërmarra për mbrojtjen nga ajri të zonave bujqësore nga katastrofat natyrore për këtë vit.
Procedura për prokurimin publik të shërbimeve të modifikimit të kohës me mbjelljen ajrore të reve të breshërit ka përfunduar. Si ofertë më e favorshme u zgjodh oferta e ofruar nga AEROKLUB Skopje, i cili në përputhje me marrëveshjen ka vënë në dispozicion avionët e tij, të cilët do të kryejë mbjellje ajrore të reve, me reaktiv jod argjendi. Vlera e prokurimit publik është e njëjtë me vitin e kaluar dhe do të kushtojë rreth 60 milion denarë. Fondet për këtë janë siguruar përmes Programit për Zhvillim Rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Një risi për këtë vit është se në vend të dy, në dispozicion do të jenë tre aeroplanë. Me këtë do të arrihet mbulim më i mirë i gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të rrisë mundësinë për veprim në shumë rajone, kur ato do të preken njëkohësisht nga shfaqja e breshërit. Kjo metodë e mbrojtjes në vendin tonë është prezantua për herë të parë në vitin e kaluar. Sipas analizës së bërë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, metoda ka rezultuar e suksesshme dhe ka justifikuar pritjet. Nga analiza mund të shihet se në vitin 2020 kishte një numër të madh ditësh që ishin mbi mesataren me re të paqëndrueshme, për shkak të së cilës u shkrepën gjithsej 1083 shkopinj, pra 433.20 kg reaktiv jod argjendi, me një total prej gjithsej 180 orë fluturimi. Kjo metodë e mbrojtjes është një nga më modernet dhe konsiderohet si një metodë e sigurt e që përdoret nga shumë vende tjera. Si pasojë e kësaj ne edhe në këtë vit do të vazhdojmë me këtë mënyrë moderne të mbrojtjes së kulturave bujqësore nga rreshjet e breshërit”, tha ministri Hoxha.
Ai potencoi se mbjellja ajrore e reve është vetëm një hap i strategjisë për mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe kujtoi se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kohët e fundit në bashkëpunim me Ministrinë Turke të Bujqësisë dhe me Agjencinë Turke të Menaxhimit të Sistemit të Sigurimeve Bujqësore – TARSIM ka filluar procesin e krijimit të një sistemi të sigurimeve bujqësore. Grupet e punës nga të dy palët po punojnë intensivisht për zbatimin sa më të shpejtë të këtij modeli sigurimesh në vendin tonë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, u uroi pilotëve fluturim të sigurt dhe ndërhyrje të suksesshme.
Me prokurimin publik të kryer me sukses, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka zbatuar kompetencat dhe detyrimet e saja të përcaktuar me ligj për mbrojtjen operacionale nga rreshjet e breshërt. Në të njëjtën kohë, janë ndjekur edhe trendet dhe proceset moderne në këtë fushë.
“Kjo mënyrë e mbrojtjes nga rreshjet e breshërit përbëhet nga dy segmente: logjistike, që do të thotë zbulim i hershëm i reve të breshërit dhe informacion i saktë dhe në kohë në lidhje me vendndodhjen e tyre dhe sasinë e kërkuar të reaktivit që duhet përdorur, dhe segmentin i dytë, ai operativ, i cili përfshin veprimin e aeroplanëve në ajër dhe futjen e sasisë së kërkuar të reaktivit drejtpërdrejt në masën e paqëndrueshme të ajrit, pra në retë e breshërit.. Pjesa e logjistikës zbatohet nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, përmes sistemeve të radarëve, të vendosura në qendrat radare Gjurishtë dhe Topolçan, ndërsa pjesa operacionale është përgjegjësi e operatorit ekonomik të përzgjedhur në një procedurë të hapur të prokurimit publik. Megjithëse sistemet e radarëve janë servisuar plotësisht në vitin 2018, në punë janë vendosur pas një periudhe të gjatë, që atëherë mirëmbahen rregullisht, pra bëhet fjalë për radarë të vjetër, të prirur për defekte. Prandaj, një nga përparësitë e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike është dixhitalizimi i atyre ekzistues dhe prokurimi i radarëve të rinj meteorologjik, të cilët do të kontribuojë në zbatimin më të suksesshëm të kompetencave ligjore në fushën e mbrojtjes nga rreshjet e breshërit”, tha drejtori Acevski.
Ndryshimi i klimës paraqet një kërcënim serioz për prodhimin bujqësor. Fermerët gjithnjë e më shumë po përballen me ndikimin e katastrofave natyrore, për të cilat Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Komisioni për Dëmtime pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë paguar mesatarisht tre milion e gjysmë euro në vit, bazuar në dëmet e shkaktuara nga katastrofat natyrore. Prandaj, masat e ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kanë për qëllim mbrojtjen e tokës bujqësore dhe mundin e fermerit. Gjithashtu me këtë ne mbrojmë edhe buxhetin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që do të zvogëlojë edhe mjetet e harxhuara finaciare që paguan shteti për dëmet nga katastrofat natyrore.
Me mbjelljen e reve të ajrit, ne mbrojmë në mënyrë të drejtëpërdrejtë sektorin e bujqësisë dhe kontribuojmë në mënyrë indirekte edhe globalisht duke ndikuar në uljen e efekteve nga ndryshimet klimatike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like