Hoxha dhe Bytyqi për vizitë në NP “Hidrosistem Zletovicë”

Zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot do ta vizitojnë ndërmarrjen publike për kryerjen e shërbimeve ujësjellëse “Hidrosistem Zletovica” dhe do të vizitojnë lokacionin “Ndërhyrja 3” – ndërtim për furnizmin me ujë të Shtipit, Sveti Nikoles, Llozovës dhe Karbincit, informojnë nga Qeveria.

Zëvendës kryeministri Bytyqi dhe ministri Hoxha në fillim do të mbajnë takim të përbashkët me kryetarët e komunave të Probishtipit, Dragan Anastasov dhe të Sveti Nikoles, Sasho Vellkovski, si dhe me drejtorin e NP për kryerjen e shërbimeve ujësjellëse “HS Zletovica”, Mile Ilievski, në hapësirat e ndërmarrjes publike. Pas mbledhjes, do të shkojnë te lokacioni “Ndërhyrja 3”, me ç’rast do të vizitojnë ndërtimin intervenues për furnizimin me ujë të Shtipit, Sveti Nikoles, Llozovës dhe Karbincit

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like