Hoti: Vjosa Osmani nuk ka të ardhme në politikë

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ish bashkë-partiakja e tij, Vjosa Osmani, nuk ka të ardhme në politike pasi ka dalë nga LDK-ja.

Në klankosova u shpreh se Osmani është formuar brenda LDK-së dhe nëse merr veprime për ta dëmtuar shtëpinë e saj politike, sipas tij që ajo tani po e bën, tregon që asnjëherë nuk ka qenë e sinqertë në LDK.

Në zgjedhjet e kaluara, Vjosa Osmani ka qenë prijëse e listës dhe është e natyrshme që ka qenë personi më i votuar, por tani ajo ka vendosur ta ndjekë rrugën e vet politike dhe ky është vendim i saj.

Nga aspekti sjelljes politike nuk besoj që është vendim i duhur, por është vendim i saj. Ajo i ka ndarë rrugët me LDK-në, e cila neve na ka dhënë përgjegjësi. Është privilegj i madh të jesh prijës i listës. Kur e fiton këtë besim duhet ta vlerësosh. Fakti që i ka ndarë rrugët me LDK-në do të thotë se nuk e ka vlerësuar. Ajo është shkarkuar nga partia se nuk i respektoi vendimet e LDK-së.

Advertisement

Tani besoj se e ka të qartë fatin politik,
ashtu si të tjerët që kanë dalë nga LDK. Kjo do të thotë se ajo është formuar brenda LDK-së, ashtu si unë dhe plot të tjerë dhe nëse merr veprim për ta dëmtuar shtëpinë tënde politike, siç po bën ajo poshtë e lartë me disa asamblistë të LDK-së, tregon që asnjëherë nuk ke qenë e sinqertë në shtëpinë e saj politike.

Ajo tani është histori, e ka zgjedhur rrugën e saj.

Normalisht që LDK dëmtohet nga largimi i saj, kjo është e kuptueshme, por jam i bindur se të ardhme në politikë nuk ka. Nuk ka logjikë të ketë të ardhme jashtë LDK-së, se kjo parti e ka formuar këtu ku është. Mbështetjen që e ka pasur në vitin 2019 ia ka dhënë LDK-ja, u shpreh Hoti

Advertisement
Advertisement

You May Also Like