Hoti: Sondazhet që e renditin poshtë LDK’në janë të paguara

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka kërkuar nga qytetarët që të mos ndikohen nga sondazhet në prag të zgjedhjeve të  parakohshme.

 

Sipas Hotit këto sondazhe janë të paguara dhe të porositura.

“Nuk fitohet besimi i qytetarëve me sondazhe të porositura dhe të paguara nga një subjekt politik. Përkrahja që po hasim në strukturat, anëtarësinë dhe simpatizantët e LDK-së dëshmon qartë se ne do të fitojmë bindshëm në këto zgjedhje”, ka thënë Hoti. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë së janë të mobilizuar për të fituar këto zgjedhje pasi ardhja e dikujt tjetër është rrezik për shtetin.

Advertisement

 

 

 

“Ardhja e tyre në pushtet paraqet rrezik për shtetin, për aleancat tona me partnerët historikë dhe strategjikë. Për këtë arsye LDK-ja dhe strukturat e saj janë mobilizuar si asnjëherë më parë për të fituar në këto zgjedhje”, ka thënë Hoti./Gazeta inFokus/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like