Breaking News :

nothing found
08-06-2023

Hoti: Presidenca e Bosnjës ka marrë nismën për njohjen e Kosovës

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se ka pasur sot një bisedë me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Sefik Dzaferovic
Hoti ka njoftuar se Dzaferovic ka marr nismën për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina, teksa e ka falënderuar për këtë veprim.

Gjithashtu ata kanë biseduar për bashkëpunimin e Kosovës me Bosnjën në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Postimi i plotë:

Sot pata një bisedë shumë të frytshme telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, z. Šefik Džaferović.

E falënderova z. Džaferović për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina, ndërkohë që kërkova vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve.

Po ashtu, shpreha gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Gjatë kësaj bisede, me mua ishin edhe Zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë, z. Ćerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Rasim Demiri.

Advertisement

Read Previous

Një grua dhe dy burra nga Gostivari kanë sulmuar një 33 vjeçare, privohen nga liria

Read Next

LIROHEN ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *