Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka biseduar në telefon me Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentes dhe kryetaren e Kuvendit, të cilës i ka kërkuar shërim të shpejtë nga COVID-19.
Hoti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se e ka njoftuar Osmanin se Qeveria do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës.
Advertisement
“Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin”./KlanKosova/
Advertisement
Advertisement