Hodhi foshnjën e porsalindur në lumë – ja me sa vite burg dënohet 32 vjeçarja shqiptare

Estimated read time 1 min read

Me 22 vite burg është dënuar 32-vjeçarja që në muajin janar të vitit të kaluar, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur. Në seancën gjyësore të mbajtur një ditë më parë në gjykatën e Shkodrës, e reja ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese, por që nuk është marrë në konsideratë nga gjykata e Shkodrës.

Mbi të rëndon akuza e “vrasjes së të miturit”.

32-vjeçarja e pamartuar, e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike në fshatin Golem më 4 janar 2023. Ajo jetonte me dajën në këtë fshat, ndërsa fëmijës që solli në jetë në datën 30 dhjetor 2022, nuk ia kishte deklaruar atësinë.

Advertisement

Pas daljes nga spitali e reja e hodhi foshnjen në rrjedhën e lumit Kir dhe të premten e 6 janarit është drejtuar te murgeshat, të cilave u ka rrëfyer krimin e rëndë./shqiptarja.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like