Pendarovski nuk dekretoi propozim-ligjin për Lojërat e Fatit

Estimated read time 2 min read

Presidenti Stevo Pendarovski nuk ka nënshkruar dekretin e propozim-Ligjin për Lojërat e Fatit. Në analizën e presidentit për vendimin i cili do ta kthejë propozim-ligjin në lexim të tretë thuhet se është keqpërdorur flamuri i BE-së dhe nuk është respektuar asnjë akt evropian si kusht përmbajtjesor për ligjet të kryqëzohen më të drejtën obligative të BE-së, shkruan Alsat.

“Ndryshimet janë miratuar përmes përdorimit jo të duhur të procedurës së shpejtë për harmonizimin me të drejtën e BE-së, apo procedura e njohur në gjuhën popullore “flamurit Evropian” në situatë kur në dispozita mungojnë “akte” përmbajtjesore (e drejtë e patjetërsueshme e BE-së) në fushat të cilat i prek ky ligj, përfshi edhe faktin që ky ligj nuk përfshin as aktin e kufizuar të BE-së”, ka shkruar Stevo Pendarovski, President.

Vendimi i Pendarovskit është marrë edhe në konsultim me delegacionin e BE-së.

“Vendimi i është miratuar mbi bazën e analizës së detajuar ndaj tekstit të ligjit dhe procedurave mbi të cilat është miratuar ky ligj, përfshi edhe konsultimet e bëra me Delegacionin e BE-së si partner i yni më i rëndësishëm në procesin e negociatave”, ka shkruar tutje ai.

Kreu i shtetit kërkon proces gjithëpërfshirës gjatë leximit të tretë dhe palëve i sugjeron që propozimi të mos kalojë me flamur të BE-së por me procedurë të rregullt. Propozim-Ligji për Lojërat e Fatit si propozim i tillë nxiti reagimin e shoqatave dhe asociacioneve që menaxhojnë këtë industri. Akuzat e tyre ishin se shteti po merr monopolin nën kontroll me qëllim keqpërdorimin e tyre për përfitime personale.

Advertisement

Pak ditë para se teksti i ligjit të kalonte në Qeveri, organi ekzekutiv vendosi formimin e katër shoqërive aksionare të cilat do të kontrollonin dhe zbatonin industrinë e lojërave të fatit, ndërsa parashikonte edhe formimin e Video Lotarisë Shtetërore.

Opozita ka akuzuar Qeverinë se me dispozitat e propozuara, kontrolli i lojërave të fatit po i jepet nëntokës, ndërsa pushteti ishte arsyetuar se me ligjin e propozuar përveç që largohen kazinotë nga shkollat dhe objektet fetare, përforcohen edhe kushtet për qasje në lojërat e fatit dhe lojërat e fatit online./ Alsat.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like