Haziri: Pas Ibrahim Rugovës, Isa Mustafa është fituesi më i madh me LDK-në

Nënkryetari i LDK-së i cili është edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se pa një ekip të mirë, as kandidati për kryeministër nga LDK nuk do të kishte sukses.

“Për këto 20 vite unë asnjëherë nuk i kam humbur zgjedhjet. Kam qenë ndër 5 deputetët më të votuar dhe garat komunale i kam fituara me mbi 60% të votave. Por fitorja individuale në humbjen e ekipit është barazi me zero”, tha Haziri në “Debat Plus”.

Advertisement

“Fituesi më i madh në LDK pas Ibrahim Rugovës ka qenë Isa Mustafa, i cili arriti ta dërgojë LDK-në në 30 ulëse. Vetëm Ibrahim Rugova e kishte dërguar LDK-në në 47 ulëse, askush tjetër nuk e kishte sjellë LDK-në në këtë nivel sa Isa Mustafa”, tha ai, përcjell Telegrafi.

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like